Dashuri dhe ndëshkim – Episodi 1
Një javë para martesës së saj, Jasemini e kap në shtrat të fejuarin me shoqen e saj të ngushtë. E tronditur nga kjo tradhti dhe në shenjë rebelimi shkon me pushime dhe bën seks me Savashin, me mashkullin e parë që takon në një bar. Ajo pendohet për këtë dhe largohet menjëherë, duke e lënë pas Savashin me shumë dilema. Edhe pse Jasemini mendon se Savashi është barist, në të vërtetë ai është djali i një prej familjeve më të pasura në Van dhe jeton në Itali. Savashi është rikthyer në Turqi për dasmën e vëllait të tij në Çiçek, i cili po martohet për t’i dhënë fund një armiqësie midis dy familjeve. Pas dasmës, Savashi humb babanë dhe vëllanë në një aksident me makinë. Tani ka ardhur momenti që Savashi të drejtojë biznesin e dyshimtë të familjes, të cilit i ka qëndruar gjithmonë larg. Për më tepër, sipas traditave të familjes së tij, Savashi duhet të martohet me nusen e të vëllait, pavarësisht kundërshtimeve të tij.
OPSIONI 1
OPSIONI 2